Presidenti Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, janë takuar sot për kafe në prag të ndeshjes Kosovë – Spanjë.
Me këtë rast, presidenti Rubiales e ka falënderuar presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe tejet miqësore në Kosovë, si nga ana e federatës e po ashtu edhe nga opinioni i gjerë.
Ai ka thënë se e gjithë ekspedita spanjolle janë shumë të kënaqur me kushtet e akomodimit në hotel, por edhe me pritjen dhe dashamirësinë e njerëzve me të cilët janë takuar.
Të dy presidentët shprehën bindjen për një lojë të fortë dhe korrekte.
Ndeshja Kosovë – Spanjë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, derisa 10 përqind e kapacitetit të stadiumit do të jetë në shfrytëzim. /arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...