Ruben Amorim ka zbuluar se ai ka marrë një mesazh në formë mbështetje nga bashkëvendësi i tij Jose Mourinho, pasi vendosi të largohet nga Sporting Lisbona në drejtim të ‘Old Trafford’.
Mourinho kishte përshkruar veten me nofkën ‘The Special One’ kur ai arriti tek Chelsea nga Porto rreth dy dekada më parë, por 39-vjeçari zgjodhi një mënyrë tjetër për ta prezantuar veten.
“Jose ka patur një ndikim në të gjithë trajnerët portugezë jo vetëm tek unë. Ai ka dëshmuar se ne mund të jemi më të mirët në botë, një shtet i vogël mund të lë shenja”.
“Por unë jam ndryshe nga Mourinho. Ai ishte një kampion evropian, unë nuk jam. Unë jam një person tjetër në një moment tjetër. Unë jam personi i duhur për këtë moment”, ka thënë fillimisht Amorim.
“Unë jam një djalosh i ri dhe mundohem që ta përdor këtë tek lojtarët e mi njësoj siç ka bërë Mourinho tek Chelsea me Lampard dhe të tjerët. Unë jam personi i duhur për këtë moment”.
“Ai (Mourinho) më ka dërguar një moment. Ai më tha mirë se erdhe në klub, është një klub i madh dhe ai ka të drejtë, por shumë gjëra ndryshojnë”.
“Unë jam një person tjerë dhe shpresojë t’i mësojë diçka lojtarët e mi. Klubi është ende i madh, është ende më i miri në Angli dhe ne duam të fitojmë”, përfundoi ai./Telegrafi/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...