Ruben Amorim raportohet se ka marrë vendimin e tij të parë si trajner i Manchester United duke bllokuar shitjen e një lojtari.
Amorim mori zyrtarisht drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ të hënën pasi shërbeu paraprakisht tek Sporting Lisbona.
Një prej detyrave të para të 39-vjeçarit ishte takimi me lojtarët e klubit që nuk udhëtuan me kombëtaret, teksa ai u njoftua edhe me ambientet e klubit.
Në intervistën e tij të parë zyrtare, Amorim tha se dëshiron që të argëtohet dhe të fitojë si dy parimet e tij kryesore.
Ai do të jetë në stolin e Unitedit për herë të parë të dielën kur do të udhëtojnë në ‘Portman Road’ për t’u përballur me Ipswich Town.
Sipas një raportimi nga Manchester Evening News thuhet se ai po konsideron mundësinë për ta ftuar sulmuesin 16-vjeçar Bendito Mantato në ekipin e parë.
Kjo ka dhënë shenja se Amorim është i gatshëm që të besojë në talentin e të rinjve të Unitedit dhe për këtë arsye e ka bllokuar largimin e njërit prej tyre.
Sipas Football Insider, 39-vjeçari besohet ta ketë bërë të qartë se nuk dëshiron shitjen e mbrojtësit të majtë Harry Amass, i cili thuhej se do të largohej nga Unitedi pas interesimit nga Aston Villa.
Në rast se Amass i bie në sy Amorimit në stërvitje këtë javë, ai mund të përfshihet në ekipin që do të udhëtojë për ndeshjen me Ipswich./Telegrafi/
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë