Rrustem Alia ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Suharekës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Suharekës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se presidenti ka ofruar vetë dorëheqjen nga klubi.
“Të nderuar qytetar të komunës së Suharekës, adhurues të futbollit Kosovar, dashamirë të klubit tonë, kryesi, staf, futbollistë dhe gjithë pjesëtarë të klubit ju njoftojmë për dorëheqjen nga pozita e presidentit të klubit z.Rrustem Aliaj vendimi për dorëheqje është një hap për të sjellë ndryshime ose për të hapur rrugën për një vizion të ri në klub”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Suharekës.
Alija ka qenë njeri me ndikim të madh tek klubi pasi ka dhënë kontribut të madh nga ana financiare për të arritur Suhareka në këtë nivel që është.
Tutje klubi bën të ditur se ditëve në vazhdim do të bëhet kryesia e re.
“Në ditët në vijim mbledhja për zgjedhjen e kryesisë së re do të përcaktojë drejtimin që do të ndjekim në të ardhmen. Një lidership i fortë dhe me vizion është kyç për të vazhduar sukseset dhe për të përmirësuar më tej performancën”, thuhet tutje në njoftim.
Suhareka e ka mbyllur gjysmësezonin në pozitën e pestë me 25 pikë./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?