Paris Saint-Germain në këtë sezon synon tripletën e famshme të titujve. Parizienët mund të zyrtarizojnë titullin numër 12 të historisë të mërkurën mbrëma nëse fitojnë në transfertë ndaj Lorient dhe Monaco të mos fitojë kundër Lille. Nga ana tjetër, parizienët janë edhe në finalen e Kupës, pa harruar gjysmëfinalen e Champions League kundër Dortmund. Trajneri Luis Enrique, e pranon se skuadra do të luftojë deri në fund për tre titujt sezonalë.
“Pa dyshim, tripleta e titujve është një motiv për të arritur atë që nuk është bërë kurrë më parë në Francë, mbi të gjitha për të shënuar historinë e klubit tonë, tifozëve, qytetit dhe vendit. Kjo na motivon. Për momentin kemi fituar vetëm një titull (Superkupën).
Pastaj ne duhet të fitojmë kampionatin, të vazhdojmë të luftojmë në Ligue 1 sepse kundërshtarët tanë meritojnë të përballen me një ekip që është në nivel, që jep gjithçka. Më pas do të kemi finalen e Coupe de France kundër Lionit (25 maj).
Një finale është gjithmonë një ndeshje unike dhe e vështirë. Dhe gjysmëfinalja e Champions League kundër Dortmundit (ndeshja e parë më 1 maj, ndeshja e dytë më 7 maj), ne e dimë mirë këtë. Jemi aty ku donim të ishim, por rruga është ende e gjatë dhe “gjarpëruese”. Duhet të jemi shumë të përqendruar për të arritur qëllimet tona”, u shpreh Luis Enrique./SS
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...