Google ADS

Rron Broja kërkon fitore ndaj Izraelit

15:54 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kosova U21 do t’i luajë dy ndeshjet e radhës për kualifikimet e kampionatit evropian.

Fillimisht Kosova do të përballet me Izraelin në Mitrovicë, ndërsa pesë ditë më vonë luan në udhëtim te Azerbejxhani.

Kapiteni Rron Broja është shprehur optimist për paraqitje të mirë dhe për fitore, por është i vetëdijshëm se para vetës kanë një kundërshtar shumë cilësor.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për neve, mirëpo kemi kohë për t’u përgatitur dhe të futemi sa më mirë në këtë ndeshje”.

“Shpresoj të arrijmë fitore, edhe pse jemi të vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë”.

“Me paraqitjet që kemi bërë deri më tash, shpresoj se do të kemi sukses edhe këtë herë. Kemi një harmoni shumë të mirë në përfaqësuese dhe tash e njohim edhe më mirë lojën e njëri-tjetrit”, ka theksuar Broja.

Ndërsa përzgjedhësi Prekazi ka ftuar dashamirët e futbollit që të vijnë të enjten në stadiumin “Adem Jashari” në numër sa më të madh dhe t’i japin mbështetje dhe kurajë këtyre djelmoshave, të cilët me paraqitjet e treguara deri më tash kanë dëshmuar se futbolli i Kosovës ka të ardhme të ndritur.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme