Është miratuar buxheti për vitin 2024 në Kuvendin e punës në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ky buxhet do të ketë një rritje prej një milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar, pra do të jetë 20 milionë e 970 mijë e 566 euro.
Drejtori i financave në FFK zbuloi detaje se cilat janë kanalet nga të cilat do të vijnë këto të hyra duke thënë se ato vijnë nga kontrata me sponsor, nga UEFA dhe FIFA dhe nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ky projektbuxhet u miratua nga të gjithë delegatët në Kuvendin e Punës së Federatës së futbollit të Kosovës.
Gashi ka zbuluar të gjitha shpenzimet e FFK-së dhe të hyrat që janë në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar.
Shpenzimet më të mëdha FFK i ka në pagat, pasi në vitin 2023 për paga u shpenzuan 4 milionë e 53 mijë e 325 euro nga 25 sektore apo njësi që kompensohet nga FFK, duke filluar nga administrata, ekipet nacionale, administrata e lidhjeve rajonale, gjyqtarët e të gjitha ligave, ekipet e femrave, gjyqtarët dhe zyrtarët e futsalit, ekipi u21.
Trajnerët e gjitha grupmoshave, delegatët, ligat e femrave, futsalit, liga e veteraneve dhe u21 që janë paguar nga ky buxhet. /Telegrafi/
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...