Përfaqësuesja e Kosovës çdo ditë e më shumë po shënon rritje në vlerë në tregun e transferimeve.
Faqja e njohur ndërkombëtare “Transfermarkt” ka bërë të ditur se vlera e ‘Dardanëve’ në tregun e transferimeve ka pësuar rritje.
Vlera e Kosovës sipas ueb sajtit të njohur është aktualisht 110 milionë euro, derisa Milot Rashica është lojtar më me vlerë i yni.
Kartoni i yllit të Werder Bremenit vlen rreth 35 milionë euro, derisa pas tij renditet Vedat Muriqi që luan te Fenerbahce me 12 milionë euro.
Pas tyre vijnë lojtarë si, Florent Hadergjonaj me shtatë milionë, Amir Rrahmani me gjashtë, Arber Zeneli me pesë, Bersant Celina me pesë, Valon Berisha me pesë dhe Idriz Voca me katër milionë.
Në këtë listë të Transfermarkt janë përfshirë 25 lojtarët të Përfaqësueses tonë, ndërsa jemi në pozitën e 115 në renditjen e FIFA-s.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...