Google ADS

Rritet vlera e Muriqit, e kërkojnë dy klube

19:13 | 17 Maj 2019
Arbresh Info

Fenerbahçe është e vendosur ta transferojë sulmuesin e rrezikshëm kosovar, të cilin e kërkon edhe Toulouse në Francë.

Futbollisti kosovar po e shijon sezonin më të mirë në karrierë dhe kjo ka bërë që t’iu bie në sy klubeve të njohura.

Muriqi ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asistime këtë sezon në 32 ndeshje të zhvilluara.

Dhe, interesimin më serioz për të e ka shfaqur Fenerbahçe, por atë e do edhe Toulouse në Francë.

Sipas mediave turke, gjiganti nga Stambolli është i gatshëm t’i shpenzojë deri në 3 milionë euro për ta transferuar 25 vjeçarin nga Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme