Rritet presioni mbi Solskjaerin, Manchester Unitedi kontakton Pochettinon

13:42 | 5 Nëntor 2020
L G

Manchester United thuhet se i është afruar argjentinasit Mauricio Pochettino ndërsa presioni vazhdon të rritet mbi trajnerin aktual, Ole Gunnar Solskjaer.

Skuadra e Solskjaer është e 15-ta në Ligën Premier dhe pa fitore në shtëpi në kampionat këtë sezon, ndërsa ata gjithashtu u mundën në mënyrë të turpshme nga Istanbul Basaksehir në Ligën e Kampionëve mbrëmë.

Kjo formë e dobët dhe këto humbje si duket kanë filluar ta lëkundin karrigen e trajnerit norvegjez, Solskjaer, i cili mund të largohet nga Old Trafford.

Sipas gazetarit Samuel Luckhurst nga Manchester Evening Neës, Pochettino ka qenë prej kohësh i lidhur me punën e trajnerit te Unitedi dhe Djajtë e Kuq kanë bërë kontakte me përfaqësuesit e tij.

Është raportuar në të kaluarën se trajneri argjentinas do të dëshironte të merrte drejtimin në Old Trafford dhe tani, gati një vit pas shkarkimit të tij nga Tottenham Hotspur, Pochettino thuhet se mban ende atë interes.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse drejtuesit e Unitedit duan ta emërojnë menjëherë argjentinasin apo Solskjaer ka edhe disa ndeshje për të ruajtur pozitën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme