Rikthimi i Karim Benzemas te Kombëtarja e Francës ka sjell lajme pozitive, pasi që fanellat e ekipit kombëtar kanë pasur rritje të ndjeshme.
Pesë vjet mungoi sulmuesi i njohur nën drejtimin e Didier Deschamps, ndërsa sulmuesi dëshpërimisht kishte kërkuar ta përfaqësonte Algjerinë, por dy herë kërkesa e tij ishte rrëzuar.
Sipas të dhënave të Unisports, shitjet e bluzave franceze janë rritur me 2,400 për qind që kur kthimi i Benzema u njoftua në listën zyrtare të skuadrës së Deschamps.
Prania e Benzema mund të bëjë që Franca të jetë skuadra më me shitjen më të madhe te Nike përpara turneut veror.
Benzema tani kthehet në një ekip kombëtar që ka yje si Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann, dy nga lojtarët që ishin shumë të njohur për shitjen e fanellave. /Telegrafi/
Kapet në Morinë kosovari me 13,420 euro të padeklaruara
Aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Lipjan, k...
KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet ...
Berat Gjimshiti “lideri i heshtur” shqiptar që shkroi histor...
Komandanti i KFOR-it shpjegon arsyet pse nuk e miratoi dërgi...
Vuçiq: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe