Problemet e trajnerit Ernesto Valverdes janë rritur pasi Sergi Roberto është dashur të largohet nga ndeshja ndaj Olympiacos vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Mbrojtësi ka pësuar tërheqje muskulore derisa ishte në ndjekje të Vadis Odjidjas para se të rrëzonte atë dhe më pas të merrte kartonin e verdhë si dhe të lëndohej gjatë këtij procesi, transmeton portali arbresh.info.
Ai është zëvendësuar nga Gerard Deulofeu vetëm pak minuta para përfundimit të fraksionit të parë.
Raportet sugjerojnë që Roberto do të jetë jashtë fushës për tri javë, pra 25-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion deri pas pushimeve ndërkombëtare.
Kjo është një goditje e madhe ndaj mbrojtësit, i cili ishte në prag të ftesës nga Julen Lopetegui te skuadra e Spanjës për miqësoret në nëntor. /arbresh.info/
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar