Google ADS

Rrezikohet pozita e Ronaldos në Real Madrid

22:31 | 4 Prill 2017
Arbresh Info

Pozita e Cristiano Ronaldos në formacionin startues të Real Madridit është në dyshime nëse ylli i Chelseat, Eden Hazard, i bashkohet klubit, të paktën kështu beson Terry Gibson.

Hazard është shfaqur si një shënjestër kryesore për transferim këtë verë nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info. Por, trajneri i Chelseat, Antonio Conte, dëshiron të mbajë reprezentuesin belg në ‘Stamford Bridge’.

Nëse Hazard vendos të transferohet në Real Madridit, ai do i bashkohet Ronaldos, Karim Benzemas, Gareth Bales, Alvaro Moratas, Iscos dhe James Rodriguezit në sulmin e Zinedine Zidanes.

Dhe, ish sulmuesi i Coventry, Gibson pretendon se pozita e Ronaldos në formacionin startues do të jetë në rrezik në rast se arrihet transferimi i Hazardit në Madrid.

“A do të transferohet Hazard nëse atij i kërkohet kjo? Po. Mendoj se asnjë lojtar nuk do ta refuzonte Realin me gjithë respektin e botës ndaj Chelseat”, tha fillimisht Gibson.

“Nëse Hazard transferohet do të jetë një fatkeqësi e madhe. Jo për Gareth Bale, kjo do të jetë për Karim Benzeman ose Cristiano Ronaldon, por kjo mund të ndryshoj nëse Ronaldo luan në qendër si sulmues”./arbresh.info

 Eden Hazard
Eden Hazard

 

 

Të ngjashme