Google ADS

Rrezik i madh për Liverpool-in, mund të jetë në grupin e ‘vdekjes’ me Barcelonën dhe Inter-in

10:16 | 1 Tetor 2020
Arbresh Info

Liverpool-i mund të jetë në grupin e ‘vdekjes’ në shortin e Ligës së Kampionëve, që do hedhet sot (e enjte).

Skuadra e Jurgen Klopp-it është skuadra e vetme angleze në vazon e parë, andaj kjo mund t’iu shkaktojë probleme, transmeton portali arbresh.info.

Tri skuadrat e tjera si City, United dhe Chelsea janë në grupin e dytë, andaj nuk lejohet të jenë në të njëjtin grup me Liverpool-in.

Kjo nënkupton që “Reds” mund të jenë përballë Atletico Madrid-it ose Barcelonën, kurse në vazon e tretë gjendet edhe Inter-i, që do këtë mundësi të jetë në të njëjtin grup me dy gjigantët e tjerë.

Mbetet të shihet nëse do ndodh ky grup që do sjelltë plotë emocion, derisa shorti hedhet në ora 17:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme