Arsenal është mposhtur nga Aston Villa në ‘Emirates Stadium’ me rezultat 2-0 në kuadr të xhiros së 33-të në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0, shkruan Arbresh.info.
Kurse në pjesën e dytë, Aston Villa befasoi vendasit duke i shkaktuar një humbje të rëndë në garë për titull.
Leon Bailey në minutën e 84-të fillimisht i dha epërsinë mysafirëve.
Ndërsa tre minuta më vonë Ollie Watkins dyfishoi epërsinë dhe i siguroi fitoren Villas.
Një fitore shumë e rëndësishme në garë për top 4.
Pas kësaj humbje Arsenali mbetet i dyti me 71 pikë aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e tretë që pësoi humbje nga Crystal Palace sot.
Kurse lideri më i ri në Premier League është Mancehster City që ka 73 pikë kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për këto tri skuadra deri në fund./Arbresh.info/
Lufta bëhet më e zymtë për Kievin
“Po xhelozon keq”, Driloni ia thotë troç Sarës
Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE
Zhduket një gura në Ferizaj
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së...