Anësori i Torinos, Mërgim Vojvoda, ka dhënë një intervistë për DAZN Talks, ku ka folur rreth karrierës dhe jetës së tij.
Mërgim Vojvoda ka fituar një vend të rëndësishëm në skuadrën e Torino të Ivan Juric, pavarësisht se e kishte nisur me disa probleme këtë sezon.
Ai e nis intervistën duke treguar se shumë lojtarë të Torinos e kanë mësuar se si të luajë futboll taktik, gjë që është ende duke e mësuar.
“Ansaldi ka shumë përvojë dhe më pëlqen ta krahasoj veten me të. E pyes kur duhet dribluar, kur duhet luajtur thjeshtë dhe më shpjegon shumë gjëra. Ai është një njeri i madh, ka gjithmonë kohë për ne të rinjtë”.
“Marrëdhënia me Juric? Unë jam profesionist dhe synoj të punoj me të në fushë. Një herë para një ndeshje ai më përqafoi dhe më tha “shko ushtari im”, duke më dhënë një besim të madh. Kur ke besimin e klubit dhe trajnerit, jep gjithçka”, ka thënë Vojvoda.
Vojvoda foli edhe për futbollistin e tij të preferuar, duke radhitur ata brazilianë.
“Ronaldinho nga të gjithë. Buzëqeshja e tij, si dhe aspekti teknik ishte i jashtëzakonshëm. Sa i përket rolit tim, i preferuari im është Dani Alves”.
Tutje ai zbulon se pse zgjodhi Torinon për të vazhduar karrierën.
“Zgjodha Torinon sepse më pëlqen një ekip që ka një histori të madhe pas saj. Kështu ndodhi edhe në Standard Liege. Kur më thirri Toro, menjëherë i thashë po historisë së këtij ekipi”.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe dua ta lë emrin tim këtu. Ndeshja e parë ishte emocionuese, veshja e kësaj fanelle është e bukur, siç është edhe veshja e fanellës së kombëtares. Futbolli mund të bëjë shumë, unë mund ta bëjë të njohur një vend si yni”, deklaroi ai.
Vojvoda foli edhe për dallimin mes ligës italiane dhe asaj belge: “Një futboll krejtësisht i ndryshëm, shumë më taktik. Në Belgjikë nuk i kushtoni shumë rëndësi kësaj, dilni në fushë dhe mbështeteni tek instinkti, këtu ka shumë përgatitje”.
Tutje Vojvoda ka folur edhe për shumë gjëra të tjera rreth klubit dhe jetës së tij, që do të postohen në ditët në vijim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...