Pogba nuk e “kafshon gjuhën” e tij dhe analizon në një intervistë me “Canal +” të Francës të tashmen, të ardhmen dhe marrëdhëniet e tij me trajnerin Jose Mourinho. Francezi, i cili flet për të gjitha, është një nga lojtarët, që ndiqet nga afër prej PSG, por fjalët e tij tregojnë se nuk ka shumë interes për të luajtur në klubin parizien.
“A do të shkoj te PSG? Nuk besoj. Babai dhe nëna ishin mbështetës të Olympique Marseille. Nuk ka të vërteta se PSG hyn në planet e mia”, – siguroi ai. Pogba, gjithashtu, shpjegon se si e ka marrëdhënien me Mourinho, një trajner që e ka lënë atë në stol në disa momente të sezonit.
“Mediat kanë shkruar shumë në lidhje me këtë. Ka pasur vërtet raste, kur nuk kam luajtur, kam qenë në stol. Njerëzit mendonin se diçka ishte e gabuar mes nesh, por një trajner dhe një lojtar nuk duhet të jenë miq të mirë. Kjo nuk është e nevojshme. Kemi shkuar në restorant së bashku, kisha disa probleme për të sqaruar, por kjo ishte një çështje mentale, – shtoi Pogba.
– Ai më la në stol, por unë iu përgjigja në fushë, duke dhënë maksimumin çdo herë që luaja. Kjo situatë më bëri të rritem në udhëheqje, të maturohem dhe të mund të jem një lider në kombëtaren e Francës”.
Përveç kësaj, Pogba, disi në mënyrë të çuditshme, pranon se Mourinho është më i çmendur se ai: “Jose e quajnë “special”, sepse është pak i çmendur. Dëshira e tij është ende e njëjtë për të fituar trofe, është dëshirë më e çmendur se e imja”. Së fundi, Pogba foli nëse do të qëndrojë te Manchester United: “Ju kurrë nuk mund të jeni i sigurt për ndonjë gjë në futboll, por kam një kontratë”. /telesport.al/
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...