18:36 | 15 Shtator 2019
Arbresh Info
Michael Owen ka bërë të ditur se djali i tij 13 vjeçar është ‘klinikisht i verbër’ dhe nuk mund të bëhet futbollist.
Ish-sulmuesi anglez ka konfirmuar se James është diagnostikuar me sëmundjen Stargardt – që paraqet degjenerimin e retinës.
https://www.instagram.com/p/BSwKYDdAKjG/?utm_source=ig_embed
Sëmundja Stargardt njihet edhe si distrofia makulare Stargardt, degjenerimi juvenil makular ose ‘fundus flavimaculatus’. Sëmundja shkakton dëmtimin progresiv ose degjenerimin e makulës – që është një zonë e vogël në qendër të retinës, e cila është përgjegjëse për shikimin e mprehtë dhe të drejtë.
Kjo sëmundje zakonisht shkakton humbjen e shikimit gjatë fëmijërisë ose adoleshencës, ndërsa edhe pse akoma nuk ka shërim, rrallë herë ndodh që të prekurit nga kjo sëmundje ta humbin gjithë shikimin.
https://www.instagram.com/p/B1onMKeFZsA/?utm_source=ig_embed
39-vjeçari Owen ka refuzuar të flasë deri më tani lidhur me gjendjen e djalit të tij, ndërsa në një intervistë për The Times ka treguar për sëmundjen që ka ai.
“Ai nuk do të bëhet asnjëherë futbollist. Djali im ka një sëmundje të syrit. Asnjëherë nuk e kam thënë këtë. Nuk dua të bëhem kryetemë e mediave”.
“Klinikisht, ai është i verbër. E ka sëmundjen Stargardt, një degjenerim i retinës. Kam shkuar e kam shikuar (duke luajtur) dhe e kam ngacmuar për pozicionimin e tij”.
https://www.instagram.com/p/BtiCXu2Ht7l/?utm_source=ig_embed
“Ai nuk mund ta shohë topin derisa të jetë 4.5 metra pranë tij. Njësoj si çdo baba që dëshiron që djali i tij të luaj, është thuajse një çlirim për mua”.
“Të gjithë më pyesin: ‘A do të bëhet futbollist?’, ndërsa kur qëndroj në skaj të fushës i dëgjoj duke thënë: ‘Nuk është i mirë si babai i tij’”, ka treguar Owen.