Nuk ka shumë sekrete fitorja e Max Verstappen në garën e Çmimit të Madh të Austrisë, suksesi i parë sezonal i pilotit holandez, që arriti një fitore të madhe para fansave të tij, që kishin ardhur të shumtë në pistën e Zeltweg për ta mbështetur.
“Ishte një fitore e thjeshtë, administruan mirë gomat. Pashë që pilotë të tjerë kishin probleme, por unë bëra garën time, duke provuar edhe disa gjëra që kishim eksperimentuar më parë. Ruajta gomat deri në fund dhe ia dola mbanë”, tha Verstappen.
“Ishte një fitore e rëndësishme për mua, kasha kohë që e kërkoja dhe më në fund ia dola mbanë. Ferrari ishte gjithashtu e shpejtë dhe i menaxhoi mirë gomat, por patën problemet e tyre me startin e garës, ndërsa Mercedes kishte problemet e saj. Ne bëmë një hap të madh përpara, duke e përmirësuar ndjeshëm makinën nga e premtja deri të dielën dhe kjo u pa qartë në garë.
Tashmë e rëndësishme është të vazhdojmë në këtë rrugë deri në fund të sezonit”, u shpreh Verstappen.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...