Vëllai i Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, rrëfen momentet kur ka mësuar arrestimin e vëllait të tij në Kroaci, dhe shqetësimet e familjarëve për fatin e tij.
Kur shënohen 100 ditë nga arrestimi i Ballistit, vëllai i tij Kujtimi, tregon në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, herën e fundit që e ka takuar.
Ai thotë se nëse vëllai i tij do të ekstradohet në Serbi, shqetësimet e tyre janë të madha, pasi kanë frikë për jetën e tij, shkruan BalkanWeb. “Ai erdhi në vendin tonë, pasi ndërroi jetë babai, në mënyrë që të kapte varrimin. Mori një letër në konsullatën në Milano në atë kohë, në mënyrë që të udhëtonte drejt Shqipërisë.
Por ai kishte problemin e pasaportës, pasi e kishin ndaluar autoritetet tona. Por ai udhëtoi me dokumentet italiane, bashkë me vëllain tjetër. Më datë 12 qershor ata janë kapur 2 km afër fshatit Grudë, nga patrullat e policisë kroate. Dhe menjëherë iu ka përmendur fjala ekstradim. Për gati 4 orë nuk patëm asnjë kontakt me të, dhe pasi morëm lajmin u nisëm direkt.
Isha gjysmë i gëzuar me thënë të drejtën, se të paktën mësova që janë gjallë. Duke qenë se nuk patëm kontakt me ta për disa orë, kjo ishte gjysma e së keqes. Së dyti menduam që ndodhen në një shtet europian. Fillimisht kontaktuam me bashkëshorten e Ismailit. Bashkë me gruan e tij, sapo erdhi në Shqipëri, pajtuam një avokat. Unë kam qenë shpesh në Kroaci për ta takuar, pasi vëllait tjetër i është ndaluar hyrja në Kroaci për dy vite.
Hera e fundit që e kam takuar ka qenë para 2 javësh. Ndërsa para disa ditësh e ka takuar djali im. Edhe kur ngriti flamurin në stadiumin e Beogradit unë u shqetësova. I thashë se ai kishte familje, kishte fëmijë, dhe kjo gjë mund të përbënte rrezik për jetën e tij. Mund të mos kthehej i gjallë nga Serbia”, u shpreh Kujtimi, vëllai i Ismail Morinës.
Ndërsa më tej tha se u gëzua kur u kap në Kroaci. “Kur mora vesh që ata janë kapur nga policia Kroate isha shumë i gëzuar. U gëzova se kishim katër orë që nuk e dinim kur ishin dhe kur e kuptova që ishin ndalur në Kroaci, për mua ishte sikur të kishte lindur për së dyti”, tha ai.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...