Ragip Xhaka është munduar që të shuajë disi polemikën e lindur se fundmi mes djalit të tij, Taulantit dhe trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Giani De Biasi.
Ky i fundit, një natë më parë në një intervistë tha se Xhaka la në baltë shokët e skuadrës duke u larguar nga grumbullimi për t’u kthyer në klub.
Para se situata të përshkallëzohej edhe më shumë, Ragipi ka kërkuar publikisht që debati të marrë fund, ndonëse nuk ka ngurruar të lëshojë thumbime në adresë të De Biazit për mënyrën se si kishte folur publikisht rreth djalit të tij.
Në një letër të publikuar nga “konica.al”, ai insiston se të birin e lidh gjaku me Kombëtaren shqiptare, ndërsa De Biazin kontrata me FSHF, kursa tregon se Taulanti refuzoi disa ftesa radhazi të Kosovës vetëm për të veshur fanellën kuqezi të cilës do t’i qëndronte gjithmonë besnik.
Deklaratë e Ragip Xhakës, babait të Taulant Xhakës, në lidhje me një problem krijuar në marrëdhënien me trajnerin Gianni de Biasi.
1 nderuar opinion publik, vëllezër shqiptarë- të Shqipërisë zyrtare, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, diasporës
Ju të gjithë e njihni familjen Xhaka, çfarë ka bërë për kombin në luftë dhe në sport. Drejt me thënë, dhe çfarë ka bërë Taulanti dhe Graniti në sport, është shumë shumë e rëndësishme. Kemi lartësuar imazhin e kombit tonë. Lufta për imazh mes kombeve sot është luftë e fortë. Ne si familje Xhaka jemi krenarë për kontributin që kemi dhënë, me muskujt, me lojën, me gjakun, me dinjitetin tonë.
Kohët e fundit është krijuar një polemikë në distancë midis trajnerit të Kombëtares sonë, Giani de Biasit dhe djalit tim Taulantit. Nuk do kisha ndërhyrë, pse djali im është i rritur dhe mund të përgjigjet vetë. Por po ndërhyj për dy arsye:
Trajneri Xhani de Biasi tha në një intervistë të fundit, si dhe herë të tjera, se me lojtarët në moshë të re sillet si baba, pra si njeri i pjekur me një moshë të caktuar. E tash unë dua t’i përgjigjem si dikush në moshë të rritur, si njeri i pjekur.
Nuk dua që të ketë më shumë polemika që të krijojnë përçarje brenda Kombëtares. Nuk dua të ketë debate midis një lojtari dhe trajnerit. Kombëtarja është e shenjtë. Nëse do ketw polemika, le të ketë midis meje dhe trajnerit. Jo midis Taulantit dhe trajnerit.
E tash po them mendimin tim për këtë çështje. Mund dhe të mos kisha folur, por meqënë polemikat kanë plasur, unë po mundohem me i qetësuar. Ka dy parime : rrobat e palara lahen në shtëpi. Ka dhe një parim tjetër. Me diskutuar ndershmërisht edhe në publik, deri sa të bindim njeri tjetrin. E tash që kemi folur në publik, edhe Taulanti dhe trajneri, po përfshihem dhe unë në këtë debat. Për të qetësuar, për të pajtuar, për të forcuar Kombëtaren.
1) Taulanti ka qenë lojtar i moshave të Zvicrës. Herët a vonë, ai mund të ishte bërë lojtar i Kombëtares së të rriturve bashkë me Granitin. Ai zgjodhi me zemër Kombëtaren e flamurit, të gjakut të vet, Shqipërinë. Ai mund të kishte zgjedhur dhe Kosovën dhe ne kemi patur shumë thirrje për ta bërë këtë. Por Taulanti nuk i ktheu shpinën Shqipërisë. Ju të gjithë e keni parë, trajneri gjithashtu e ka parë, se Taulanti luan me zemër, me shpirt dhe gjak në fushë.
2) Taulanti nuk kundërshton vendimet e trajnerëve, pse ai është profesionist. Rritur në Zvicër, ai i din rregullat. Por Taulanti ishte i zemëruar pse u injorua prej trajnerit. Në çdo ekip profesionistësh, trajneri i jep shpjegime lojtarit titullar, pse nuk e fut në lojë. Taulanti po luan çdo ndeshje me Bazelin dhe është në kondicion të mirë. Trajneri nuk ja dha këto shpjegime dhe Taulanti mori një vendim që koha do ta tregojë sa i drejtë ishte.
I revoltuar, Taulanti tha diçka që nuk duhet keqkuptuar. Ai tha se me Kombëtaren e lidh gjaku, kurse Trajnerin e lidh Kontrata, dmth, paratë. Nuk ka diçka të rrejshme këtu. Kush ka krijuar keqkuptime, janë mediat.
3) Tash unë si baba do doja t’i thoja trajnerit De Biasi : ne të vlerësojmë, të nderojmë për çfarë ke bërë me Kombëtaren. Por si baba, nuk bën me e fyer djalin në publik. Nëse përshembull djali sillet si i papjekur, nuk bën që dhe baba të sillet si i papjekur. Imazhi i Taulantit si profesionist është i shenjtë. Taulanti kurrë nuk ka patur probleme me askënd. Ne jemi një familje e edukuar dhe djemtë tanë janë të edukuar. Kombëtarja është e shenjtë. T’i ruajmë gjerat e shenjta, mos të dëmtojmë njeri tjetrin.
4) Po flasim për futbollin, po flasim për futbollistët. Futbollistët nuk bëjnë politikë, nuk dinë të flasin bukur, por dinë të luajnë me tru dhe me muskuj. Ndaj të mos merremi me fjalë, por t’ i shërbejmë bashkë Kombëtares. Taulanti kurrë nuk do ja kthejë shpinën Kombëtares. Sikush do të jetë në rolin e vet. Trajneri në rolin e vet, dhe Taulanti në rolin e vet.
5) Prej tash, polemikat mendoj se duhen mbyllur. Nëse nuk mjafton thirrja ime, i bëj thirrje Presidentit Duka të ndërhyjë dhe ai. Kombëtarja është e të gjithë Kombit, ndaj kush mundet me ndihmuar, le ta japë një dorë, le të kontribuojë.
Rroftë Shqipëria e bashkuar, rroftë Kombi shqiptar.
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi