Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të pasur në botë por jeta e tij kur ka qenë fëmijë nuk ishte e lehtë. Lojtari i Juves sot ka një ndërtesë të gjithë me 7 kate në Funchal dhe dy apartamente luksozë në Lisbonë, Portugali dhe së fundmi është bërë dhe miliarderi i parë në futboll.
Por kur ishte fëmijë, jeta e tij ishte shumë ndryshe, deri në atë pikë sa kishte një shtëpi të mbushur me minj. Madje dikur njëri prej tyre ka kafshuar në fytyrë motrën e tij, Katia dhe vetëm ndërhyrja e nënës Dolores shmangi një problem më serioz. Gjithçka është treguar nga motra e futbollistit, 43-vjeçarja Katia, e cila me atë të një postimi të gjatë në Instagram ka treguar një pjesë të hidhur të fëmijërisë së saj.
Ajo ka postuar dhe një foto të shtëpisë ku ka jetuar së bashku me nënën, 2 vëllëzërit Hugo e Cristiano dhe motra Elma, cila sot është prishur.
“Kam lindur në një shtëpi të vjetër, krevati im mbahej nga disa tulla dhe unë kur iosha vetëm pak muajshe u kafshova nga një mi dhe nuk më vjen turp ta them”- shkruan Katia e cila sot jeton në Brazil me bashkëshortin, biznesmenin, Alexandre Bertolucci me të cilin ka edhe një vajzë, Valentina. “Jam rritur në një lagje të varfër dhe që në moshë të re mësova të vlerësoja atë pak që kisha”- ka treguar motra e Ronaldos./lexo/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...