Do të largohen dy liderë.
Partizani pritet të humbasë në janar dy futbollistë dhe lajmi I fundit është që nga klubi kryeqytetas do të largohet edhe mesfushori sulmues, Arinaldo Rrapaj.
Lojtari I rëndësishëm 23-vjeçar mësohet se do të kalojë në Premier Ligën e Ukrainës, ku do të luajë për ekipin Kolos Kovalivka, që mban vendin e 12-të ndër 16 skuadra në elitë.
Pritet që të kuqtë të fitojnë 600 000 euro për kartonin e tij, dhe që po ashtu kanë arritur të mbajnë 20 për qind të kartonit.
Në rast se Rrapaj do të transferohet nga ukrainasit, presidenti Demi do të merrte pjesën e tij.
Po flasim për një futbollist të rëndësishëm, që ka luajtur më parë për Flamurtarin dhe Skënderbeun, e që nga viti 2021 është tek Partizani.
Në karrierën e tij në Superligë ka mbi 230 ndeshje, 22 gola dhe 27 asistë, si dhe ka qenë dy herë pjesë e kombëtares.
Në dhjetor 2023, Rrapaj u shpall lojtari i vitit në Shqipëri.
Bashkë me të largohet edhe mbrojtësi i djathtë, Andi Hadroj, 25 vjeç, I cili shkon tek skuadra Polisia e Zhitomirit gjithashtu në Premier Ligën e Ukrainës, kundrejt 150 000 eurove dhe 20 për qind të kartonit të mbajtur nga Partizani. /i.m /abcnews.al
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë
Britani/ Paralajmërohen anulime dhe vonesa në fluturime, shk...