Amir Rrahami ka pranuar zhgënjimin pas disfatës ndaj Republikës së Çekisë në ndeshjen e xhiros së fundit në kuadër të kualifikimeve.
Kapiteni i Kosovës ka pranuar se rëndësia e ndeshjes kundër Anglisë nesër në “Fadil Vokrri” ka ndryshuar por shton se skuadra ka një mundësi për tu përmirësuar kundër “Tre Luanëve”, shkruan portali arbresh.info.
“Po është e vërtetë se kemi pasur zhgënjim të gjithë dhe ndeshja që do të luajmë nesër do të ishte shumë më e rëndësishme seç është tani”, ka thënë fillimisht Rrahmani.
“Por kjo nuk do të thotë se ndeshja e nesërme nuk është aq e rëndësishme, kjo është një motivim dhe një mundësi për tu përmirësuar si ekip”
Qendërmbrojtësi ka shtuar se kanë gjasa për rikthim ashtu siç kanë bërë pas ndeshjes së humbur ndaj Anglisë në Wembley duke theksuar se kanë arritur të fitojnë.
“Kemi karakter si ekip dhe jemi të gjithë së bashku”
Ndeshja e nesërme mes Kosovës dhe Anglisë në Prishtinë fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...