Albion Rrahmani debutoi në mënyrë mbresëlënëse mbrëmë me skuadrën e Sparta Prague ku ka realizuar gol ndaj Malmos në kualifikimet për Champions League.
Sparta fitoi 2-0, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 4-0, kështu arriti të siguroi fazën e grupeve për këtë sezon në Champions, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani në një intervistë për Nova Sport, tha se goli në debutim nuk mund të ishte më i ëmbël për të.
“Ndeshja e parë, goli i parë dhe promovimi në Champions League… Nuk mund të ishte më e ëmbël për mua. Jam i lumtur për veten dhe për familjen time, të cilët sigurisht janë krenarë për mua”, deklaroi Rrahmani për Nova Sport.
Tutje ai foli për tifozët dhe fazën e grupeve në Champions League.
“Ndeshjen e parë e kam shijuar shumë falë tifozëve. Ata ishin të mrekullueshëm, pa ta do ta kishim vështirë. Ata bënë punën e tyre në tribunë dhe ne në fushë. Shpresojmë se do të vazhdojmë kështu edhe në fazën kryesore të Champions”, deklaroi ai.
Rrahmani është njëri nga katër lojtarët shqiptar që ka Sparta në përbërje, të cilët janë Indrit Tuci, Qazim Laçi dhe Ermal Krasniqi./Arbresh.info
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit