Napoli është eliminuar mbrëmë nga Barcelona në rrethin e 1/8 së finales në Champions League.
Barcelona fitoi 3-1 ndeshjen, teksa me rezultat të përgjithshëm spanjollët triumfuan 4-2, për të kaluar në çerekfinale të garës më prestigjioze për klube Champions League, shkruan Arbresh.info.
Golin e vetë, për Napolin e shënoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Mbrojtësi dardan realizoi në minutën e 30-të për të ngushtuar epërsinë e blaugranave.
Pas ndeshjes Amir Rrahmani tha se skuadra e Napolit po largohen me kokën lartë nga Championsi.
“Ne po largohemi nga Championsi me kokën lartë sepse luajtëm hapur, duke ndërmarrë rreziqe. Mund të bënim më mirë tek rezultati 2:1 sepse kundër ekipeve të forta i paguan rastet e humbura”, tha Rrahmani.
Napoli nuk po kalon formë të mirë këtë sezon pasi është eliminuar edhe nga Championsi, është në vendin e shtatë në Serie A, me 44 pikë.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani