Sipas mediave italiane, Massaro dhe Maldini e dëshirojnë Rrahmanin, pasi që i njohin cilësitë e kosovarit gjatë kohës së tij në Verona
Amir Rrahmani ende nuk ka debutuar për skuadrën e tij të re Napoli këtë sezon, derisa ka qëndruar në stol duke pritur që të vijë momenti i tij. Por, sipas mediave italiane drejtori sportiv i Napolit kishte bërë gjithçka për ta transferuar atë nga Verona sezonin e kaluar.
“Napoli ka investuar shumë tek unë. Ata kishin një strategji për të shitur Koulibaly, por koronavirusi ndryshoi skenarin. Skuadra me ka thënë qe ende mbetem një lojtar i rëndësishëm i ekipit dhe se koha ime do të vije së shpejti”, kishte thënë lojtari në një intervistë të tij të fundit.
26 vjeçari tani është përfolur për të kaluar në formë huazimi te një ekip tjetër i Serie A dhe ky është një konkurrent i drejtpërdrejtë i Napolit për Scudetto: Milani i Piolit.
Rrahmani, në fakt, nuk ka pasur mundësi që t’i tregojë cilësitë e tij të vërteta që ishin parë në Veronë dhe kuqezinjtë janë të vetëdijshme që lëndimet e shpeshta të Kjaer derisa Gabbia është ende i papjekur për të luajtur për skuadrën e parë.
Tani,sipas disa burimeve të afërta me klubin,Massara dhe Maldini i dinë cilësitë e mbrojtësit kosovar të cilët i kanë parë edhe në Verona por edhe në Kombëtare të Kosovës ku Rrahmani është kapiten. Andaj ata dëshirojnë që atë t’ia bëjnë shok kapitenit të MIlanit, Romagnoli.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja