Amir Rrahmani ka qenë duke u përballur me një lëndim, që e pa atë të humbiste ndeshjen e fundit të Napolit në Serie A.
Por, duket se kapiteni i Kosovës e ka lënë pas lëndimin dhe është rikthyer në kohë për ndeshjet e Champions League, shkruan Arbresh.info.
Corriere dello Sport ka raportuar se Rrahmani e ka kapërcyer me sukses tendosjen e muskujve që e mbajti jashtë ndeshjes ndaj Genoas të shtunën në Marassi.
Sot gjendja e tij do të vlerësohet sërish në fushë për t’u siguruar që të jetë 100%.
Nëse gjithçka shkon mirë dhe nuk ka shqetësime për gjendjen e tij fizike, mbrojtësi kosovar do të rikthehet dhe do të nisë ndeshjen e Ligës së Kampionëve të planifikuar për nesër kundër Sporting Bragës./Arbresh.info/
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...