Kosova ka vazhduar edhe sot stërvitjet për ndeshjen ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjatë ditës së sotme edhe disa futbollistë të tjerë që kanë pasur obligime në fundjavë me skuadrat e tyre, shkruan Arbresh.info.
Njëri ndër futbollistët më në formë të Kosovës, Albion Rrahmani ka folur rreth ndeshjes.
“Atmosfera është shumë e mire. Jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë mire i gjithë grupi. Jemi të fokusuar 100% për ndeshjen hapëse të këtij cikli të ri të Ligës së Kombeve dhe jemi të gatshëm ta bëjmë 100% dhe t’i marrim tre pikët e para”, tha Rrahmani.
Tutje ai tha se shpreson që të marr minuta për këtë ndeshje.
“Po shpresoj që së pari të më jepet mundësia dhe pastaj do ta jap maksimumin që ta tregoj veten. Jam në një moment shumë të mirë me klubin e ri dhe shpresoj ta kem atë moment edhe në kombëtare”, shtoi tutje.
Ish-futbollisti i Ballkanit dhe Malishevës, dha një mesazh të qartë për të gjithë tifozët e Kosovës.
“I presim të githë të vijnë e të na përkrahin sepse së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha, ata në tribuna e ne e bëjmë punën tonë në fushë. Forca Dardanët”, vijoi sulmuesi dardan.
Për fund Albioni, foli edhe për transferimit e tij tek skuadra e Spara Prague.
“E kanë pritur shumë mirë, duke ditur se jam edhe transferimi më i shtrenjtë i klubit dhe qysh në dy ndeshjet e para kam shënuar dhe kam bërë asistim. Po shpresoj të mos ndalem e ta ndihmoj ekipin që ta fitojë edhe titullin që është synim i yni”, përfundoi ylli kosovar.
Kosova luan ndeshjen ndaj Rumanisë të premten me fillim nga ra 20:45./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...