Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se fusha shumë e rënduar e ka penalizuar Kosovën, duke shtuar se janë të dëshpëruar, por nuk janë dorëzuar.
Të premten, Kosova barazoi pa gola me Rumaninë në ndeshjen e tretë kualifikuese për “Euro 2024”.
“Na mungoi goli. Pasimi i fundit ose gjuajtja e fundit. Do ta mbyllnim ndeshjen me fitore. Ishte shumë vështirë. Kemi dhënë maksimumin. Kemi pritur se do të jetë fusha e keqe, por jo kaq shumë. Nuk shkonte topi. Kemi bërë maksimumin dhe kemi mundur ta fitojmë ndeshjen”.
“Po të kishim fat tani do të ishim me nëntë pikë. Kishim probleme me fushën edhe me Andorrën. Ndoshta fusha duket e mirë, por është shumë e keqe. Nuk mund të shprehet kualiteti në këtë fushë”.
“Jemi të dëshpëruar, por nuk jemi dorëzuar. Ka shumë ndeshje që duhet t’i luajmë. Shpresojmë të mos na penalizojë të paktën fusha. Rezultatet nuk janë në përputhje me atë që po shfaqim”, ka shtuar Rrahmani.
Kosova ka tri pikë, në tri ndeshje dhe mban vendin e katërt në grup. /Telegrafi/
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...