Kosova i ka bërë ballë asaj të Kroacisë për 74 minuta në dy ditë, për t’u mposhtur në fund me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Demagoj Vida.
Mbrojtësi Amir Rrahmani vlerësoi se Kosova është paraqitur mirë ndaj Kroacisë.
“Ndeshje e vështirë. Kroacia nuk ka patur asnjë mundësi reale. Ne pësuam nga një shpërqendrim i vogël në minutat e fundit. Ne luajtëm kujdesshëm pasi që e kemi parë në ndeshjen e parë se si kemi pësuar kur jemi hapur”, ka thënë mbrojtësi Amir Rrahmani pas ndeshjes për Supersport Kosova, arbresh.info.
Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 5 shtator në Shkodër kundër Finlandës. /arbresh.info/
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...