Albion Rrahmani ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Rapid Bukureshtit në elitën e futbollit rumun.
Reprezentuesi kosovar ka realizuar dy gola në fitoren e madhe 4-0 ndaj Steaua Bukureshtit, derisa një tjetër e shënoi Ermal Krasniqi.
23-vjeçari shkoi në kuotën e 13 golave në kampionat në 15 ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Pas ndeshjes Rrahmani është shprehur shumë i lumtur me formën e tij, por edhe me tre pikët pasi duan titullin e kampionit.
“Ishte një lojë përrallore. Dua të falënderoj të gjithë fansat tanë. Ishte një festë për të gjithë ne, festuam së bashku”.
“Kam luajtur shumë mirë, kam dhënë 100% përpjekje. E merituam këtë fitore dhe gol diferencë, humbëm disa mundësi. Jam shumë mirë fizikisht, këmba ime është në rregull, do të bëj gjithçka për ta mbajtur kështu gjatë gjithë sezonit”, tha Rrahmani.
Rrahmani thotë se talentin në futboll e ka trashëguar nga babai i tij me të cilin stërvitet shumë.
“Fati im është familja ime. Trashëgoj talentin e babait tim, i cili gjithashtu ishte futbollist. Unë stërvitem shumë me babin tim. Mësoj shumë nga zoti Bergodi dhe mësova shumë nga trajnerët e mi”.
Ai foli edhe për partneritetin me Ermal Krasniqin, duke thënë se kuptohen shumë mirë me njëri tjetrin pasi kanë luajtur shumë bashkë.
“Sigurisht që do të luftojmë për të fituar titullin. Jemi në formë shumë të mirë dhe po luajmë futboll të mirë.Kam kaluar shumë kohë me Krasniqin dhe kjo më ndihmoi të kuptoja njëri-tjetrin shumë mirë”, tha Rrahmani. /Telegrafi/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli