Pasi Ballkani konfirmoi largimin e Albion Rrahmanit, lojtari ka falënderuar klubin si dhe tifozët për kohën e kaluar.
Klubi nga Suhareka zyrtarizoi sot largimin e sulmuesit, por nuk ka konfirmuar se cili do të jetë destinacioni i radhës për 22-vjeçarin, transmeton Arbresh.info.
Rrahmani përmes një postimi në Facebook ka falënderuar klubin e Ballkanit për përkrahjen dhe besimin që ia kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.
“Për 2 vite, fituam shumë çka në futbollin vendor e bëmë historinë në arenën ndërkombëtare. Dua t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe besimin maksimal ndaj meje, duke filluar nga kryesia, me në krye presidentin Arsim Kabashi, shtabin teknik me trajner- profesorin e nderuar dhe kampion Ilir Daja. Të gjithë bashkë lojtaret e mi që bashkërisht u rritëm e më ndihmuan shumë gjatë këtyre 2 viteve, trajnerit e mijë të nderuar në të kaluarën, Nehat Kastrati, Faruk Statovci, Senad Alirifa, Arsim Thaqi. Si dhe pa harruar tifozët më të mirë në vend “XHEBRAILAT” dhe gjithë qytetin e mrekullueshëm të Therandës shtëpinë time te dytë”, ka shkruar ai.
Ai ka qenë pjesë e Ballkanit për dy vitet e fubdit./Arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...