Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga liderët në skuadër

21:36 | 25 Nëntor 2024
D.H

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani po kalon një formë të shkëlqyer tek skuadra e Napolit.

Ai është një lider në mbrojtjen napoletane, teksa fjalë të mëdha për përfaqësuesin e Kosovës, ka thënë edhe trajneri, Antonio Conte.

Pas fitores me Romës, Rrahmani ka thënë se ndihet si lider i skuadrës.

“Është viti i pestë që jam këtu, jam i lumtur sepse ndihem si një nga liderët në skuadër. Do të thotë që klubi dhe trajnerët që vijnë na japin besim dhe ne duhet të tregojmë nivelin tonë çdo herë. Trajneri na tha se nuk duhej të shikonim renditjen, por vetëm ndeshjen që do të luhej”, ka thënë Rrahmani, shkruan “Corriere Azzurro”.

Teksa tutje ai shpreson të vazhdojnë të kenë rezultate pozitive së bashku me skuadrën.

“Shpresojmë të vazhdojmë kështu, shpresojmë të pësojmë më pak gola dhe të ecim përpara si ekip. Është e vështirë të arrish rezultate në botën e futbollit, por të gjithë e nisëm mirë së bashku dhe kur një sezon fillon kështu, qoftë edhe me fat, është më e lehtë të ecësh përpara”, ka deklaruar Rrahmani.

Këtë sezon ai ka realizuar dy asistime tek Napoli, ndërsa tek kombëtarja dardane ai ka realizuar një gol në UEFA Nations League.

Kujtojmë se ai është shpallur edhe kampion me Napolin në sezonin 2022/23./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme