Amir Rrahmani vazhdon të mbetet jashtë fushave të blerta pas gati një muaji.
Futbollisti kosovar ishte lënduar më saktësisht më 9 tetor në fund të ndeshjes Cremonese – Napoli.
Një problem muskulor po e shqetëson dhe po e lë atë pa luajtur qe një kohë.
Tifozët me të drejt po pyesin se kur do ta shohin në ekipin e tyre gjigantin e mbrojtjes!
Megjithatë, mediat italiane raportojnë se stafi mjekësor i Napolit do ta vlerësojë ditë pas ditë gjendjen, ndërsa përfaqësuesi kosovar po e vazhdon terapinë dhe punën në palestër.
Ai nuk ka nisur ende as të ushtrojë i vetëm para se t’i bashkohet ekipit.
E kjo nënkupton se Rrahmani është ende larg rikthimit.
Pasi nuk u ftua për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, 28 vjeçari sigurisht që s’do të jetë pjesë e Napolit as në duelin e së shtunës në kampionat ndaj Atalantas.
Por, kur do të kthehet Rrahmani?
Duhet të pritet edhe 10 ditë për ta parë lojtarin kosovar duke ushtruar me ekipin.
Kjo do të nënkuptonte se trajneri Luciano Spalletti do të mundë ta ftonte lojtarin para pushimit të Kupës së Botës, më saktësisht për ndeshjen ndaj Udineses, që do të luhet të shtunën e 12 nëntorit.
Pra, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për ta vlerësuar më saktësisht dhe më me precizitet rikthimin e Rrahmanin.
Askush tek Napoli s’dëshiron të rrezikojë dhe lojtari do të rikthehet vetëm kur të jetë 100 për qind i gatshëm.
Edhe pse është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe njëri prej liderëve aty, mbrojtja e Napolit po funksion goxha mirë edhe pa Rrahmanin.
E rikthimi i tij do të ofrojë siguri dhe stabilitet edhe më të madh në zemër të mbrojtjes.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...