Albion Rrahmani më në fund mund ta shijojë debutimin me ekipin e tij të ri, Rapid Bukureshti.
Sulmuesi kosovar iu bashkua klubit rumun në fillim të gushtit, por s’ka debutuar ende shkaku se i mungonin letrat e punës.
Por, ish-futbollisti i Ballkanit tash është në rregull me dokumentacion dhe klubi rumun ka njoftuar se përfaqësuesi kosovar do të jetë në dispozicion të trajnerit në ndeshjen e nesërme kundër Universitatea Craiova.
“Koha e debutimit po afron. Albioni është pjesë e ekipit që udhëton për në Craiova”, njoftoi Rapidi në rrjetet sociale.
Klubi rumun e bleu futbollistin kosovar për 600 mijë euro dhe Rrahmani është transferi i dytë më i shtrenjtë i Rapid Bukureshtit në këtë afat kalimtar.
Ylli kosovar është i vendosur për t’i shfaqur vlerat e tij dhe për ta pasur një sezon të suksesshëm, si në nivelin personal, ashtu edhe në atë ekipor.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...