Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletico Madridit

17:40 | 26 Nëntor 2024
D.H

Dy futbollistët e kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi të cilët luajnë tëk Sparta Praha do të startojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 18:45, shkruan Arbresh.info.

Teksa disa minuta më parë janë publikuar foramcionet zyrtare të ndeshjes, me dy futbollistët nga Kosova që do të jenë nga minuta e parë në këtë sfidë.

Po ashtu vendin e titullarit e ka siguruar edhe Qazim Laçi, i cili përfaqëson Shqipërinë, ndërsa futbollisti tjetër kuqezi, Indrit Tuci këtë ndeshje e nis nga banka rezervë.

Ndërkohë ky është formacioni i Atletico Madridit:

Në katër ndeshjet e para Sparta ka katër pikë kurse Atletico ka gjashtë sosh./Arbresh.info

Të ngjashme