Google ADS

Rrahmani debuton me fanellën e Napolit, do të mbajë numrin 33

23:37 | 11 Shtator 2020
Arbresh.info

Amir Rrahmani ka debutuar me Napolin në një ndeshje miqësore ndaj Pescaras ku luajti nga minuta e parë.

Kapiteni i Kosovës që shkëlqeu me Hellas Verona sezonin e fundit në Serie A, tani është pjesë e Napolit.

Paraqitjet pozitive ndikuan që të merrte një ofertë nga klubi i De Laurentiis, teksa marrëveshja mes palëve u konkretizua në muajin janar.

14 milionë euro përfunduan në arkat e Hellas Verona, teksa 26-vjeçari nga Prishtina firmosi një kontratë 4-vjeçare me një rrogë prej 1.8 milion eurosh në sezon.

Qendërmbrojtësi, i cili mund të luajë edhe në krahët e repartit defensiv, ka debutuar ditën e sotme me ekipin e ri me rezultat 4-0.

Rrahmani ka luajtur në krah me Khalidou Koulibalyn nga minuta e parë ndërsa ka mbajtur fanellën me numrin 33. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme