Rrahmani bëhet tema kryesore në Itali, pritet të luaj nga fillimi ndaj Udineses

14:26 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Amir Rrahmani është kthyer në një çështje te Napoli.

Nga një titullar i padiskutueshëm te Verona ku aktivizua në 36 nga 38 ndeshjet e sezonit të kaluar në Serie A, reprezentuesi i Kosovës luajti vetëm 5 minuta për Napolin në fitoren 1-4 te Cagliari, edhe pse të kaltrit në verë shpenzuan 14 milionë euro për kartonin e tij, përcjell Korneri.net

Janari pritet të jetë muaji vendimtarë për të ardhmen e Rrahmanit pasi nëse nuk gjen fare hapësira as në ndeshjet e ardhshme ai mund të huazohet në një tjetër skuadër.

Il Mattino shkruajti sot për situatën e Amirit i cili merr 1.8 milionë euro, dhe me 5 minuta mbi supe ai bëhet problem. Sipas të njëjtit burim thuhet se Rrahmani mund të jetë titullar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme