Google ADS

Rrahman Haradini i reagon Remzi Ejupit: Nuk jeni aksionari më i madh i Prishtinës

13:11 | 24 Shtator 2019
Arbresh Info

Rrhaman Haradini i ka reaguar Remzi Ejupit në lidhje se kush është aksionari më i madh i klubit.

Sipas Haradinit, ai është aksionari më i madh i klubit nga kryeqyteti dhe kjo gjë mund të verifikohet shumë lehtë në Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Emri i tij nuk është shumë i dëgjuar në media, mirëpo me një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se Ejupi nuk është aksionari më i madh në klub.

https://www.facebook.com/rraha.inso/posts/2481072761969756

“Dokumenti i publikuar dje rreth gjendjes së klubit futbollistik Prishtina sa i përket aksioneve është mashtrimi i radhës nga kryetari i klubit”, thuhet në reagimin e Haradinit.

“Dëshira dhe realiteti dallojnë shumë sepse në ARBK, ku klubi është i regjistruar, dokumentet zyrtare tregojnë një realitet që nuk ka të bëj me dokumentin e publikuar dje nga klubi”.

“Për hir të vërtetës dhe për respekt ndaj të gjithë dashamirët e futbollit kryeqytetas, ju ftoj të vizitoni faqen zyrtare të ARBK-së ku gjinden të gjitha dokumentet zyrtare rreth gjendjes së klubit”, ka shtuar më tej aksionari më i madh i klubit prishtinas.

Ky reagim i tij vije si shkak që në mediat tona vendore ishte publikua nga programi ‘Exel’ lista e aksionarëve më të mëdhenj të klubit, derisa Ejupi ishte i pari dhe Haradini në të dytin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme