Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Tifozët e Gjilanit u futën në fushën e lojës dhe e sulmuan portjerin e Ballkanit.
E për këtë ka reaguar edhe gazetari, Besnik Batusha i cili për këtë rast e ka kritikuar trajnerin e Gjilanit, Ismet Munishi, shkruan arbresh.info
Batusha përmes një postimi në “Facebook”, tha se sjellja e tifozëve është si pasojë e investimeve të mëdha, deklaratave bombastike e mungesës së rezultateve të premtuara.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Kush e murr nqafe kete Ismet Munishin tu i thone qe osht trajner klas? Gjilani qe e drejton ky te bon nervoz kur e kqyr tu lujt. Ekip i sforcum, bajat e pa ide.
Gjilani ka super lojtar qe njihen si njerez te mire edhe jashte fushes, e kur i sheh nloje te njejtit nuk i njeh prej agresivitetit qe shfaqin.
Edhe sjellja e tifozeve osht si pasoje e investimeve te medha, deklaratave bombastike e mungeses se rezultateve te premtuara.
Munishi e pat shpall Gjilanin kampion hala pa ia nis kampionati. Kaq sa i perket ketij te ashtuquajturi super-trajner.
Sulmi brutal ndaj portierit te Ballkanit duhet te jete i fundit qe shihet ne fushat tona. Per te mos ndodh nje tjeter i tille, nikoqiri i ndeshjes se sotme duhet te denohet rrast. E kryesia e Gjilanit ish dasht sonte me e shkarku Munishin, sepse me te ska as titull e as futboll. Ka vec blla blla e blla.
Pëndryshe, zyrtarët përgjegjës për siguri dhe organizimin e ndeshjes kanë evidentuar vërejtjet pas përfundimit të ndeshjes dhe po punojnë në identifikimin e personave të cilët kryen këtë akt vandal, për t’u ndaluar përjetësisht hyrjen në ndeshjet e organizuara nga Sport Club Gjilani. / arbresh.info/
lexo edhe:
Flasin nga spitali i Gjilanit, gjendja e Stivi Frashërit është stabile
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...