Legjenda e Manchester United, Roy Keane ka uruar klubin në fitoren ndaj Manchester Cityt.
“Djajtë e Kuq” dje mposhtën rivalin Manchester City në “Etihad Stadium” me rezultat 1 – 2, transmeton portali abresh.info.
Golat nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial bën që United të rikthehet me tri pikë në ‘shtëpi’.
Ish kapiteni i United, Roy Keane ka thënë se nuk ka besuar që do fitonin, mirëpo përformanca e lojtarëve ka qenë fantastike.
“Nuk e prisja këtë gjë. Ishte fantastike. Nuk mendoja se mposhtja e Tottenham ishte ndonjë gjë e madh, por kjo fitore do t’iu sjell djemve shumë besim”
“Kjo ishte përformanca e Manchester United. Nuk ishte vetëm kundërsulme, mirëpo ishte si arritën ta menaxhonin ndeshjen. Ishte kënaqësi ti shikoja”
United për momentin është në vendin e pestë në Premierë Ligë me 24 pikë, pesë me pak se City që renditët në vendin e katër, vend ky i cili të dërgon në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike