Valentino Rossi nuk dorëzohet dhe vendos të garojë edhe për 2 apo 3 sezone të tjera, duke vijuar gjuetinë drejt titullit të 10-të kampion në motoçiklizëm.
Piloti italian ka konfirmuar se do të rinovojë kontratën me motorin Yamaha, kontratë e cila përfundon pas një viti, duke garuar edhe në vitin 2029 apo atë 2020.
“Doktori”, në një intervistë tha: “Një gjë është e sigurtë, që do të jem në pistë sezonin tjetër dhe më pas do të shqyrtoj mundësinë për të rinovuar kontratën për 1 apo 2 vite të tjera. Çka do të thotë se mund të jem në pistë edhe 2-3 sezone të tjera, në kërkim të titullit kampion”, tha Valentino Rossi, një nga ikonat e Moto GP. /Telesport/
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e themelimit të SHKK-së, merr pjesë H...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...