Tomas Rosicky ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli profesional.
Mesfushori çek mori zemrat e tifozëve gjatë një dekade të shpenzuar në Arsenal nga viti 2006 – 2016, shkruan portali arbresh.info. Tomas bëri 246 paraqitje dhe shënoi 28 gola për “Topçinjtë” duke i ndihmuar atyre të fitojë dy herë radhazi Kupën FA.
Tomas filloi dhe përfundoi karrierën e tij se skuadra çeke Sparta Prague dhe në një deklaratë të postuar në faqen e tyre zyrtar, ai tha:
“Pas një konsiderimi të kujdesshëm unë kam mësuar se nuk jam më në gjendje të përgatis trupin tim plotësisht për atë që futbolli profesional kërkon. Dua të falënderojë Spartan për rritjen time, për të qenurit hapi i parë në karrierën time në klubet e mëdha dhe që më lejoi të them lamtumirë tek vendi që e dua më së shumti”
Në një video 3 minutëshe, Arsenali ka publikuar momentet më të mira të Tomas Rosickyt nën fanellën e tyre./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...