Roshi: Mund ta mposhtin Islandën

17:15 | 31 Maj 2019
Arbresh Info

Roshi i cili është rikthyer në Kombëtare pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, ka folur për takimin e radhës të cilin e ka cilësuar një takim vendimtar për fatin e Shqipërisë në eliminatoret për Euro 2020.

Islanda – “Stërvitemi çdo ditë për sfidën me Islandën. Jemi shumë të përqëndruar. Kanë patur një ekip shumë të mirë dhe të fortë. Kanë kualitet dhe janë ofensive. Ndeshje e fortë direkte”.

Panucci – “Kemi të gjithë respekt për të. Nuk mund t’i hedhim poshtë trajnerët që kanë punuar me të. Reja është i komunikueshëm. Ndihemi shumë mirë dhe ka ritëm stërvitja. Gjithçka po shkon përfekt”.

Problemet me kombëtaret – “Ne kemi bërë më të mirën gjithmonë për kombëtaren. Ne nuk duhet të merremi me atë që ka kaluar, por tek e ardhmja. Të merremi me Rejën dhe punën e tij”.

Grupi – “Po provojmë grupin e lojtarëve. Ne po punojmë me shumë skema dhe them se kemi kualitet. Ne mund të fitojmë ndaj Islandës”.

Roshi – ‘Kam ardhur nga një dëmtim i gjatë. Kam punuar çdo ditë fort të vij në formë. Kam dy muaj që po luaj rregullisht. Ndihem mirë dhe jam pothuajse 100%. Shpresoj të luaj nga minuta e parë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme