Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit, nuk më mbeti gjë tjetër

19:20 | 25 Dhjetor 2024
D.H

Odise Roshi dëshiron që ta mbyllë karrierën te Flamurtari. Ai luajti në Vlorë në sezonet 2009-2011 dhe ka shumë nostalgji.

I ftuar në “TV 6+1 Vlora”, Roshi thekson se vlonjatët e kanë vendin në Superiore.

Sipas ish-lojtarit të kombëtares shqiptare, Flamurtari duhet të luftojë vetëm për titull kampion.

Roshi flet edhe për mbylljen me kombëtaren, që sipas tij ishte një vendim që erdhi nga mos thirrja prej trajnerit.

Keni pasur një karrierë të pasur, ku aktivizohet momentalisht Roshi?
Për momentin jam në Erzurumspor në Turqi. Janë edhe dy ndeshje që të mbyllet faza e parë. Për këtë vit e kemi mbyllur dhe jemi në vend të tretë për momentin. Kemi marrë pushimet. Kemi tre-katër ditë të lira dhe përsëri pastaj vazhdon stërvitja me ekipin.

Në 2009-2011 keni qenë pjesë e Flamurtarit. E ndiqni skuadrën?
Normalisht që e ndjek. Nuk i shikoj ndeshjet “live”, por flas aty me Andi Ribajn që ka qenë futbollist dhe tani është zëvendëstrajner. Ndeshjen e fundit fituan 0-1 dhe janë në vend të dytë. I kam thënë që Flamurtari është një ekip i madh dhe ta shikosh në Kategori të Parë, nuk e kuptoj.

Fillimet tuaja janë me Apoloninë dhe më pas 51 ndeshje me Flamurtarin. Si i kujtoni ato momente në Vlorë?
Qyteti nënë për mua dihet që është Apolonia. Aty u rrita me futboll dhe me çdo gjë. Pastaj kulmin tim në Shqipëri unë e kalova me Flamurtarin. Aty kam kaluar vitet më të bukura, 2009-2011. Kur e shikoj Flamurtarin në këto momente që është në Kategorinë e Parë… Jo se më befason, por Flamurtari është një ekip i madh për të gjithë Shqipërinë se ka nxjerrë talente nëpër vite. Flamurtari duhet të jetë gjithmonë pretendent për titullin kampion dhe në Superiore.

Ju keni qenë shok dhome me Bekim Balajn, që sot luan me Vllazninë. Flamurtari i ka shanset të luajë në Superiore, ju e keni menduar ta vishni edhe një herë fanellën e Flamurtarit?
Do të ishte një kënaqësi shumë e madhe që ta mbyllja karrierën me Flamurtarin. Vlora është qytet i bukur dhe i madh. Ke qejf të jetosh aty. Unë uroj një vit sa më të mbarë si për Apoloninë ashtu edhe për Flamurtarin. Dëshira ime është që t’i shikoj të dyja në Superiore pasi janë vërtetë qytete.

Një karrierën fantastike me Kombëtaren shqiptare. Vendimi i tërheqjes suaj ka qenë emocional, apo jo?
Për Kombëtaren gjithmonë emocioni më i madh i futbollit është gjithmonë për kombin tënd. Dihet gjithmonë që nga 2011 deri në 2023 unë kam qenë protagonist me Kombëtaren dhe doja që të luaja. Por kur e shikoj që trajneri nuk më thërret më prej 1 viti atëherë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të tërhiqem me nder. Besoj se jam tërhequr me nder.

Pra, ishte një vendim i pjekur i juaji dhe jo emocional që nuk po aktivizoheshit?
Jo, jo unë e pranoj. Kombëtarja ka në ekip shumë të mirë dhe me shumë cilësi dhe plus arritjen në Europian, në vend të parë në grup. Ishte vendim personal i marrë nga unë, por edhe i familjes time. Jam i lumtur që e mbylla në atë mënyrë, 71 ndeshje me Kombëtaren, 5 gola, 15 asist, jam i lumtur për kombin tim.

Nga tifozët ka patur një dashamirësi ndaj jush, e keni ndier këtë gjë?
Kur doja ta mbyllja me Kombëtaren normal që ishte e vështirë. Kur luaja me çdo ekip, çdo moment prisja ftesën e Kombëtares. Është një emocion i papërshkueshëm për çdo futbollist shqiptar. Ne nuk jemi rritur me Milanin, Interin, me kushte të mira por jemi rritur nga balta dhe me shumë vështirësi kemi shkuar në Europian.ftesën e Kombëtares. Është një emocion i papërshkueshëm për çdo futbollist shqiptar. Ne nuk jemi rritur me Milanin, Interin, me kushte të mira por jemi rritur nga balta dhe me shumë vështirësi kemi shkuar në Europian.

Si e gjykoni shortin e eliminatorëve të Botërorit dhe si e shikoni ekipin kombëtar?
Grupin e ndoqa. Është një grup i vështirë kur ke Anglinë dhe Serbinë. Dihet që Serbia është kryesore me ne. Do të jetë edhe derbi, por ne duhet ta marrim në mënyrë profesionale. Ata kanë cilësi. Për Anglinë s’dua të flas se dihet kush është.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme