Sandro Rosell beson se ai nuk do të ishte dënuar me burg nëse nuk do të kishte qenë president i Barcelonës.
Ish-presidenti i Barcelonës ishte dërguar në burg në maj të vitit 2017 pasi ishte akuzuar për shpërbarje parash në vlerë prej gati 20 milionë eurosh dhe për mashtrim. Pasi u lirua me kusht në shkurt të vitit 2019, ai u lirua nga të gjitha akuzat në prill, transmeton Gazeta Express.
56-vjeçari kishte qenë president i Barcelonës mes korrikut të vitit 2010 dhe janarit të vitit 2014, periudhë kjo gjatë të cilës klubi katalonas kishte arritur suksese të mëdha në fushën e blertë.
Megjithatë, kishte qenë një veprim i Barcelonës jashtë fushës së blertë – transferimi i Neymarit nga Santosi në vitin 2013 – që i kishte sjellë telashe Rosellit. Ai ishte detyruar të japë dorëheqje nga posti i tij, pasi u akuzua se kishte keqpërdorur fonde lidhur me transferimin e brazilianit.
Në intervistën e tij të parë që kur është liruar nga burgu, Rosell tha se ai beson që u burgos vetëm për shkak të pozitës së tij te klubi katalonas.
“Nëse s’do të kisha qenë president i Barcelonës, s’do të isha dërguar në burg. Për këtë gjë s’e kam asnjë dyshim”, ka thënë Rosell, në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo.
“Nuk mendoj se dikush do të më kishte hetuar mua si një biznes, askush s’do të më kishte spiunuar dhe nuk do të përballesha me hetime kaq të ashpra fiskale siç ndodh tani”.
“Jam përballur me hetime të tilla 72 herë që kur u zgjodha president i Barcelonës e para se ta merrja këtë pozitë, s’isha inspektuar asnjë herë. A është kjo rastësi?”
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...