Spanja do të takohet sot (14 korrik) me Anglinë në finale të Euro 2024, në atë që premton të jetë një ndeshje spektakolare dhe emocionuese.
Në mesin e lojtarëve që sipas të gjitha gjasave e kanë të sigurt fanellën e titullarit për këtë ndeshje është edhe ylli i Athletic Bilbaos, Nico Williams.
Luis De La Fuente pritet që t’i qëndrojë besnik mesfushës dhe sulmit që pati në ndeshjet e kaluara me Williams që do të startojë në atë që do të jetë ndeshja e pestë e tij nga gjashtë sa i ka luajtur gjithsej Spanja.
Para kësaj finale, De La Fuente i ka mbështetur Williamsin dhe Lamine Yamal që ta përballojnë presionin e një ndeshje kaq të vështirë, përkundër faktit që nuk kanë eksperiencë në finale.
Besimi i tij duket të jetë i vendosur në të dy lojtarët teksa Barcelona po vazhdon përpjekjet e tyre për transferimin e Williams nga Athletic Bilbao.
Përkundër faktit që ka marrë më pak vëmendje se Yamal, Williams është përmendur si rreziku kryesor i Spanjës nga kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, i cili e krahasoi rritjen e tij me atë të Cristiano Ronaldos.
“Williams është i jashtëzakonshëm. Ai më kujton Cristiano Ronaldon kur ishte i ri”, ka thënë Rooney për The Times.
“Ai është një djalosh i madh, ai do ta marrë topin dhe do të tentojë aq shumë, por zakonisht e merr vendimin e duhur”.
“Ai është një rrezik jashtëzakonisht i madh në situatat një për një dhe shënon gola. Anglia duhet të jetë shumë e kujdesshme me të”, përfundoi ai.
Williams e shënoi golin e tij të parë në këtë garë në fazën e 1/8 së finales ndaj Gjeorgjisë ndërsa në total ka shënuar tre gola në 19 paraqitje me Spanjën./Telegrafi/
Krime lufte në Suharekë, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...