Ish-ylli i Anglisë, Wayne Rooney ka zbuluar bisedën me ish-bashkëlojtarin, Cristiano Ronaldo, pasi u ndëshkua me karton të kuq në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Portugalisë në vitin 2006.
Anglezi faulloi Ricardo Carvalho-n dhe menjëherë mori kartonin e kuq, por ishte Ronaldo që bindi arbitrin ta ndëshkojë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Rooney ka thënë se nuk e ka pas probleme me portugezin sepse kjo gjë ishte normale.
“E dija që ishte karton i kuq dhe në dhomën e zhveshjes e shikova vazhdimin në TV duke menduar ‘Nëse fitojmë, jam i suspenduar për gjysmëfinale dhe finale dhe nëse humbim është përsëri faji im’. Ishte ndjenja me e keqe që kisha në futboll”.
“Kisha telefonin në dorë dhe isha duke marrë mesazhe nga Ronaldo. Sigurisht kur pyeti Elizondon të me ndëshkoi e shtyva. Në atë moment nuk mund ta besoja çfarë ishte duke bërë. Por, i ulur në dhomën e zhveshjes u qetësova dhe mendova”.
“Nëse do isha Ronaldo, a do e bëja të njëjtën gjë? Andaj u qetësova. Shkova përsëri në tunel dhe ishte e rëndësishme të flisja me të në fytyrë. Me dha shikimin se kërkonte falje”.
“I thashë nuk kam probleme me ty. Shijoje turnirin dhe paç fat. Do shihemi pas disa jave dhe të provojmë ligën”, deklaroi ai.
Në atë vit, dyshja arriti të fitojë Premierë Ligën./arbresh.info.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...