Rooney u kërkon tifozëve të Man United të jenë të durueshëm me Ten Hag

10:32 | 22 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Manchester United duhet të tregojë durim me trajnerin e ri, Erik ten Hag.

Ky është mendimi i legjendës së klubit dhe menaxherit aktualt të Derbu Conty, Wayne Rooney.

Disa ish-lojtarë te United kanë folur për emërimin e holandezit ten Hag, i cili u njoftua zyrtarisht të enjten.

Ai do të marrë drejtimin në verë dhe Rooney beson se trajneri të vlerësuar do t’i duhet kohë për t’ia dalë mbanë.

Rooney tha në një ngjarje të Hall of Fame në Premier League: “Është një punë masive dhe është mirë të shohësh që tani kanë vendosur një menaxher që duhet se ai do të ketë pak kohë”.

“Jam i lumtur se do të lejojnë atë të rindërtojë skuadërn spse kjo duhet të ndodhë”.

“Tifozët duhet të jenë pak të durueshëm me të, sepse nuk do të ndryshojë brenda natës ose aq shpejt sa do të dëshironit”.

“Ata duhet të jenë pak të durueshëm për sa kohë që shohin përparim, lojtarët që punojnë dhe luajnë për fanellën me shpresë një vështrim në përpjekje për të sfiduar titullin në tre vitet e ardhshme. Këtu tifozët e United duhet të jenë realist dhe jam i sigurt se kjo është ajo për të cilën shpreson klubit”, tha Rooney./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme